Kryeministri Edi Rama ka kritikuar takimet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Fier, të organizuara, të martën. Ai e akuzoi Bashën se përmes grumbullimeve të qytetarëve në qytete ai po ndikon në infektimin masiv.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman… Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
Basha ka ndaluar sot në Fier për të vazhduar takimet elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Në hyrje të qytetit ai u prit nga disa makina dhe qindra qytetarë.