Rama sulmon gazetarët: Jeni për të qarë hallin, flisni përçartë!

Rama sulmon gazetarët: Jeni për të qarë hallin, flisni përçartë!

Kryeministri Rama, teksa pyetej nga gazetarët lidhur me rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, i ka ofenduar dhe sulmuar ata:

“Unë jam këtu për tu marrë me ju, egzaktësisht me ju, që t’ju them që t’i thërrisni mendjen dhe të lexoni!

Ju se keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni, por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe ku akuzat kërcasin dhe ju i përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon.

S’keni si ta kuptoni se për fatkeqësinë tuaj as lexoni e as nuk dëgjoni për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Jeni kaq të paditur! Flisni përçartë! Ju jeni për të qarë hallin! Jeni amplifikator thashethemesh të paparë!

Ju e ulni dhe e ngrini këdo si t’ju teket dhe prentendoni se askush s’ka të drejtë t’ju thotë se jeni pjesë e një kazani mediatik.

Akoma si thoni publikut që nuk bëhet fjalë për imunitet, që Prokuroria mund të vazhdojë të hetojë deri në fund.

Ka dallim të qartë mes arrestimit të deputetit dhe hetimit deri në fund me provat që pretendon që prokuroria ka.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>