Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish të enjten për situatën e krijuar me kontrollorët ajror në aeroportin Nënë Tereza.
Ai tha se çdo gjë ishte nxitur nga opozita dhe akuzoi për këtë presidentin Ilir Meta dhe ish kryeministrin Sali Berisha.
Ai tha se ata “kishin bërë llogaritë në mënyrë djallëzore”. Duhet kohë për të zëvendësuar kontrollorët ajror, tha Rama dhe ata e kishin përdorur këtë.
“Por i bën hesapet gabim sepse ne ishin duke u përgatitur për ta përballuar atë goditje”, tha Rama.
Në humbën një ditë për vaksinimin, tha ai. Sipas Ramës për “fajin e opozitës” virusit iu la hapësirë një ditë.
“Një ditë i lamë hapësirë armikut të padukshëm për shkak të tyre”, tha ai.
Ai tha se vaksinat mund të kishin ikur në një shtet tjetër nëse situata do të kishte zgjatur më tepër.
“Si mund t’ia argumentosh që këtu kemi një President, bashkë me një ish-President që janë përfshirë në një çmenduri, për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton ketë”, tha Rama.