Rama sulmon sërish Bashën: Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Nga Exit News
Rama sulmon sërish Bashën: Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish takimet e kryetarit të PD-së Lulzim Basha në Korçë, të mërkurën. Ai u shpreh se Basha po vë në rrezik shëndetin e qytetarëve duke i lejuar të grumullohen në takimet elektorale të organizuara në qytete të ndryshme:

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët. Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku”.

Rama e quan takimin elektoral të Bashës në Korcë, një “infektim masiv”: “Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv”.

Ndërsa shtoi se:

“Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>