Rama sulmon Shkullakun: u vu në shërbim të Lulëzimit për inceneratorët

Nga Exit News
Rama sulmon Shkullakun: u vu në shërbim të Lulëzimit për inceneratorët

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar analistin Armand Shkullaku se ka gënjyer për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, me qëllim “për t’i bërë jehonë sulmit sharjeshpifës të Lulëzimit”.

Në një postim në Facebook, të shtunën, kryeministri ka postuar një video të prodhuar nga TV Klan për prodhimin e energjisë nga inceneratori i Elbasanit.

“Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji!

Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulëzimit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë!”.

Rama shprehet se ky film mund të jetë edhe reklamë e shfaqur në TV Klan, por shton se “duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC Neës edhe në TV KLAN!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>