Rama sulmon taksën 9%: Favorizon të pasurit, godet të varfrit

Nga Exit News
Rama sulmon taksën 9%: Favorizon të pasurit, godet të varfrit

Kryeministri Edi Rama sulmoi propozimin e opozitës për taksën e sheshtë 9 përqind. Në një bisedime me gazetarët, Rama tha se: “Taksa e sheshtë mbështet ata që fitojmë më shumë dhe godet ata që fitojnë më pak”.

Ai e akuzoi opozitën se me taksën e sheshtëfavorizon oligarkët, në ndryshim nga taksa progresive:

“142 përqind më shumë ka marrë shteti nga të pasuritë. Tani sharrojeni me taksën 9% dhe shikoni se sa lekë do opozita t’i lerë në xhep oligarkëve. Për të cilët flet ditën dhe flirton natën”.

PS ka propozuar ndryshimin e përllogaritjes së taksës progressive. Por mënyrën se si do të ndryshojë përllogaritja, Kryeministri Rama tha se do ta bëj publike pasi të shpallë kandidatët për deputet në vend:

“Për pagën minimale, për ndryshimet në fashat e taksimit dhe për një sërë masash të tjera do të duhet të prisni kur ne të shpalosim vizionin për Shqipërinë 2030 dhe planin e veprimit për Shqipërinë 2021-2015, dhe kjo do të ndodhë pasi ne të kemi zbritur skuadrën në fushë”.

PD ka propozuar vendosjen e taksës 9 përqind për të ardhurat personale (mbi 30 mijë lekë) përfshirë edhe dividenti, në programin elektoral të 2021-shit.

Lajme te ngjashme