Rama takime me krerët e opozitës në Kosovë, bisedohet për situatën në veri

Nga Exit News
Rama takime me krerët e opozitës në Kosovë, bisedohet për situatën në veri

Kryeministri Rama bisedoi të hënën me krerët e partive kryesore të opozitës në Kosovë në takime të ndara që në fokus kishin situatën në veri të vendit dhe marrëdhëniet mes dy shteteve.

Pas konferencës për shtyp me kryeministrin Albin Kurti, Rama u prit nga kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Krasniqi i kërkoi Ramës ndihmën e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s për situatën e krijuar nga Serbia në kufirin verior pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Ata folën gjithashtu për situatën e brendshme politike dhe menaxhimin e pandemisë, sipas njoftimit të Krasniqit mbi takimin.

Pas kryetarit të PDK-së, Rama, u takua me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe anëtarët e Kryesisë së kësaj partie.

Abdixhiku shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën në veri dhe falenderoi kryeministrin shqiptar për “përkrahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme”.

Rama ftoi në Tiranë Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun, të cilët pranojnë se do të kthejnë vizitën së shpejti.

Rama u prit edhe nga kreu i AAK, Ramush Haradinaj me të cilin ka patur replika vitet e fundit për shkak të çështjes së masave të reciprocitetit Kosovë – Serbi dhe të kufijëve të Kosovës.

Rama ka zhvilluar takime të ndara edhe me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli dhe atë të Nismës, Fatmir Limaj.

Këto takime Rama po i zhvillon pasi u kthye nga SHBA-ja. Sot ka takuar kryeministrin Albin Kurti, me të cilin kanë diskutuar për raportet Kosovë-Shqipëri, dhe implementimin e marrëveshjeve të realizuara dy qeveritë më parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>