Rama takohem me opozitën por pa kushte

Rama takohem me opozitën por pa kushte

Kryeministri Rama ftoi sot opozitën të dialogojë për një zgjidhje por pa vënë kushte.

“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi të dialogojmë së bashku me opozitën pa vënë kushte të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje për çka opozita pretendon brenda kornizës kushtetuese të republikës dhe në funksion të aspiratës së popullit jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme por për të përcaktuar rrugën e tij si një vazhdim” — iu përgjigj Rama pyetjeve të gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.

Por, pavarësisht përgjigjes së opozitës, ai përsëriti sërish se zgjedhjet do te mbahen edhe vetëm me PS-në.

Zgjedhjet janë të popullit nuk janë të partive. Politikanët mund të regjistrohen ose jo por nuk mund t’i thonë popullit se ti nuk mund të mos shkosh në zgjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>