Kryeminsitri Rama raportohet të jetë takuar të hënën me kryeminsitrin grek Kyriakos Mitsotakis për të folur mbi çështjen e kufirit detar.
Takimi u zbulua nga mediat greke, të cilat shkruajnë se palët kanë rënë dakord për përshpejtimin e procesit të arbitrimit për ndarjen e kufirit detar mes vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Rama ka falenderuar Mitzotakis për dhurimin e 20 mijë vaksinave, ndërkohë që ky i fundit ka ritheksuar mbështetjen e qeverisë greke për minoritetin grek në jug të vendit.
Në fund, thuhet se Mitzotakis ka uruar Ramën për votimin e vendit në postin e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Kryeministria shqiptare nuk ka lëshuar asnjë informacion paraprak për këtë takim dhe në faqjen në facebook të kryeministri, ku zakonisht zgjedh të ndajë përmbajtje, gjendet vetëm një video gjysmë-promocionale për pjesëmarrjen e tij në takimin e NATO-s.