Kryeministri Rama ka publikuar sot pamjet e takimit të tij me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Kryeministri Rama do të diskutojë me Kancelaren për zhvillimin e konferencës së donatorëve, më 17 shkurt 2020, në Bruksel.
Konferenca ka për qëllim dhënien e ndihmës nga vendet e BE-së për Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
Kryeministri u shoqërua në takim nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.
Gjatë javës së kaluar, Kryeministri Rama u takuan edhe me Kryeministrin e Italisë Giuseppe Conte, ku i bëri të ditur faturën financiare të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.