Kryeministri Rama takoi Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja. Rama u shoqërua në takim nga zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj. Më herët Rama takoi Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Pas takimeve, asnjë nuk ka folur për median.
Takimi i fundit do të jetë me Presidentin Hashim Thaçi, në 18:50.
Kryeministri Edi Rama ka nisur të hënën një vizitë dy-ditore në Kosovë.
Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për vendin, pasi presidenti Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë akuzuar për vrasje dhe krime të tjera kundër njerëzimit, gjatë Luftës së Kosovës.
Thaçi po ashtu ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim të hënën në orën 20:00 drejtuar qytetarëve të Kosovës.