Kryeministri Edi Rama është në Berlin për takime me drejtuesit më të lartë gjermanë. Sot, ai do takohet edhe me Kancelaen Merkel. Kryeministri dhe kancelarja nuk do të japin konferencë për shtyp pas takimit, por vetëm një koment të shkurtër për mediat përpara takimit.
Sipas burimeve të besueshme të Exit.al, një nga temat kryesore të bisedës do të jetë çështja e rezultateve konkrete kundër luftës së krimit dhe korrupsioni. Në këtë kuadër, pritet që kancelarja Merkel të ngrejë edhe çështjen e mosarrestimit dhe mos përparimit të hetimeve për Saimir Tahirin.
Gjermania mbetet një nga vendet skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, së bashku me Francën dhe Hollandën, por Kancelarja Merkel po shqyrton mundësinë që të bindi ligjvënësit gjermanë dhe vendet e tjera pesimiste përhapjen e negociatave me kusht rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu, temë e rëndësishme e takimit do të jetë çështja e bisdemieve Kosovë-Serbi. Disa vende të BE-së janë duke hartuar një propozim të ri të pranueshëm nga dy palët. Burimet për Exit.al shprehen se ky propozim përfshin një status të veçantë për Mitrovicën në Kosovë, të ngjashëm me atë të qytetit të Vatikanit në Itali.
Gejrmania do të kërkojë mbështetjen e Shqipërisë për këtë propozim për Kosovën në shkëmbim të hapjes së negociateve.
Kjo ka qenë, gjithashtu, arsyeja kryesore e vizitës së kryeministrit belg Michel në Shqipëri dhe Serbi, tre ditët e fundit. Kjo gjë u konfirmua edhe nga Kryeministri Vuçiç pas konferencës për shtyp me kryeministrin belg Michel, sipas medias serbe B92.