Rama takon naftëtarët për të negociuar për pagën

Nga Exit News
Rama takon naftëtarët për të negociuar për pagën

Kryeministri Edi Rama pritet të takohet me naftëtarët e Ballshit, të premten në orën 17:00, për të negociuar për pagën e vetme që naftëtarët do të marrin nga shteti.

Takimi pritet të zhvillohet në sallën e Këshillit Bashkiak në Fier.

Pak ditë më parë, naftëtarët ndërprenë grevën e urisë pas 44 ditësh, dhe u ulën në bisedime me kryeministrin Rama.

Pas takimit, kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj deklaroi se nga marrëveshja me qeverinë #Rama, naftëtarët do të përfitojnë një rrogë të vetme dhe mund të përfitojnë asistencën sociale që nga janari 2020 e deri më sot.

Po ashtu, Dautaj tha se Rama i ka premtuar dhe gjetjen e një kompanie serioze që nuk do t’i hedhë më në rrugë.

Nga marrëveshja me kryeministrin Rama pritet të marrin një pagë, ende të papërcaktuar, rreth 720 naftëtarë. Ndërsa për pagat e prapambetura për 505 naftëtarë, të fituara me gjyq ndaj kompanisë ARMO, naftëtarët do të vijojnë betejën ligjore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>