Kryeministri Edi Rama u takua më shëfen e Misionit të OSBE-ODIHR, Ambasadoren Urszula Gacek, në selinë e PS-së, të martën, pasdite. Tema e diskutimit ka qënë zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja Gacek takoi të hënën edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, në selinë e partisë.
Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga PS. Por, opozita PD dhe LSI nuk i njohin zgjedhjet. Ato shprehet se Kryeministri Rama i ka vjehdur zgjedhjet duke përdorur bandat kriminale, paratë e pista, dhe burimet e administratës.
PD ka ngritur një grup pune për gjetjen e shkeljve të kryera para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Basha, në mbledhjen e brendshme të partisë, të hënën, u shpreh se nuk do t’i njoh zgjedhjet. Ai i urdhëroi drejtuesit e degëve të mbledhin fakte për vjedhjen e votave.