
Kryeministri Edi Rama komentoi akuzën e PD-së për vjedhjen e të dhënave nga e-Albania. Ai mohoi se këto të dhëna janë marrë nga databaza e AKSHIT:
“Të dhënat e AKSHI-t nuk merretn. AKSHI nuk është në databazë që e çon kudo. Ka shërbime të integruara. Të gjitha partitë politike i kanë këto.
Të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon nga Partia Demokratike. I çmendën njerëzit me telefon. Të gjitha partitë e bëjnë këtë në botë”, u shpreh Rama për gazetarin Lutfi Dervishin, të martën, në RTSH.
Ai tha se lista e paraqitur në media është “një exel shumë i vjetër që t’i përkasë PS-së”. Ndërsa, pranoi se sistemi i patronazhimit ka funksionuar në PS që në zgjedhjet e vitit 2009:
“Ne kemi që në zgjedhjet e 2009 që mbledhim të dhëna dhe funksionojmë me patronazh”.