Kryeministri Edi Rama po përdor një teknikë të re propaganda elektorale. Sot, ai ka telefonuar drejtuesin politik të Korcës Niko Peleshi dhe atë të Vlorës Damian Gjiknurin për të përcjell tek qytetari mesazhet kryesore të fushatës:
1 — PD po vë në rrezik jetën e qytetarëve duke i mbledhur ata në takimet elektorale në qytete të ndryshme.
Edi Rama: Jo jo, jo organizime se do i marrim në qafë. Këta [PD dhe LSI] po i marrin në qafë.
2 — PS ka mbështetje por zgjedh të kryejë takime me grupe të vogla, dhe më të shpeshta.
Peleshi: Kemi zgjedhur të vrapojmë një çik më shumë, t’i takojmë. Mos i shtyjmë të mblidhen në organizime të mëdha. Jo se nuk kemi mundësi.
Rama: E di mo e di, më thonë dhe mua po pse s’mblidhemi dhe ne. Të tregojmë forcën dhe ne, po ça force te tregosh.
3 — Premtimet e PD-së janë të parealizueshme
Peleshi: Ata [PD dhe LSI] vazhdojnë me denigrime dhe sulme personale. Nuk merremi me ta. Nuk e kthejmë kokën pas. Edmond Spaho i thotë fermërëve sa të vijmë ne do të mbyllim doganat që të shisni prodhimet”.
4 — LSI do të humbi thellë, sepse nuk e mbështet më njeri
Gjiknuri: LSI e ka humbur toruan. nuk e gjejnë veten.
5 — Presidenti Ilir Meta po kryen fushatë elektorale fshehurazi
Rama: Po ky ka ardhur?
Gjiknuri: Kush, presidenti? Vjen i maskuar, ka mënyrën e tij, bën fushatë.
Rama: Me OFL apo KCK?