Rama: Teksti i Prokurorisë Speciale, si fletë rrufe e revolucionit kinez, hedh baltë mbi Kosovën

Nga Exit News
Rama: Teksti i Prokurorisë Speciale, si fletë rrufe e revolucionit kinez, hedh baltë mbi Kosovën

Kryeministri Edi Rama e konsideroi tekstin e shpërndarë nga Prokuroria Speciale, ditën e djeshme për akuzën ndaj Presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit, si fletë rrufe të revolucionit kinez me frymë diskretituese.

“Teksti i Prokurorisë Speciale ngjan si fletë rrufe të revoluciomnit kinez, me frymë diskretituese dhe asgjëson prezumimin e pafajësisë.”

Rama pohoi se teksti i prokurorië nuk hedh baltë as mbi Thaçin, Veselin apo UÇK, por mbi vetë Kosovën.

“Teksti hedh baltë mbi vet Kosovën dhe shqiptarinë, pasi lajmi nuk jep detaje mbi tragjedinë e Kosovës dhe krijon perceptimin e tmerrshëm, si një vend ku është instaluar një regjim kriminal mbi krimet kundër njerëzimit.”

Rama deklaroi gjithashtu se teksti duket sikur flet për vendin e kriminelëve dhe jo të viktimave

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>