Kryeministri Edi Rama telefonoi të martën kandidaten e PS për deputete Milva Ikonomin.
Përmes metodës së tij të re të propagandës, për të përcjellë mesazhet politike në këtë fushatë, Rama dhe Ikonomi numëruan “arritjet e PS”.
Ata folën për punësimet përmes platformave “Mësuesi që duam” dhe “Infermieri që duam”.
Rama dhe Ikonomi thanë se puna ka shkuar më së miri.
Mesazhi tjetër politik i Ramës ishte Rindërtimi në Durrës.
Ikonomi foli për ujë 24 orë në Krujë.
Rama tha se ujë 24 orë është diçka që po e bën PS dhe njerëzit duhet ta vlerësojnë.
Në mesazhet politike të kryeministrit ishin dhe sulmet ndaj opozitës.
Rama tha se “po votuan opozitën do të ktheheni pas aty dhe punët do të ngecin”.
Për vaksinimin ai tha se do të ulet fasha këtë javë, teksa sulmoi opozitën duke thënë se po sabotojnë fushatën e vaksinimit me infektimet e përditshme.
“Për vaksinimin do ta ulim fashën këtë javë, duhet të punojmë intensivisht, pavarësisht se ata malukatët nga sabotojnë me atë infektimin e përditshëm, por do Zoti nuk na çojnë në situata si Kosova, si Mal të Zi. Shkoi një fushatë dhe marshimet e fushatës me lëkurën e njerëzve, larg qoftë”, tha Rama.