Rama thirrje Bashës të japë shpjegime për rolin në hetimet e UÇK-së

Nga Exit News
Rama thirrje Bashës të japë shpjegime për rolin në hetimet e UÇK-së

Kryeministrin Edi Rama i ka bërë thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha që të japë shpjegime për përfshirjen e tij në hetimet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se nuk është ai që e akuzon Bashën, por vetë heshtja dhe shmangia e tij nga mosshpjegimet:

“Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?!”

Rama tha se Basha e ka për detyrë të japë shpjegime sepse kjo është një çështje me interes kombëtar:

“Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e deri edhe me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>