Kryeministri Rama i ka bërë thirrje naftëtarëve të dalin nga greva dhe të diskutojnë. Në një postim në Twitter, të premten, Kryeministri shkroi se:
“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur!
E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”.
Të enjten, naftëtarët i propozuan kryeministrit ngritjen e një grupi negociator për të biseduar me të. Naftëtarët kërkojnë të paguhen pagat e prapamebtura, të cilat i kanë fituar me gjyq.
Ata ndohen prej më shumë se 3 javësh në grevë urie.
Për më shumë lexoni: Si u grabitën mbi 500 milionë euro në rafineritë e Ballshit e Fierit.