Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të bashkojnë votën për listën e përbashkëtë të partive shqiptare në zgjedhjet në Serbi.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë🤝 Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë🇦🇱”
Në zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, për herë të parë, partitë shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët.
Ata garojnë me numrin 16 me emrin Alternativa Shqiptare – Lugina e Bashkuar.
Synimi i tyre është fitorja e të paktën tri mandateve deputetësh në Kuvendin e Serbisë.