Rama thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Bashkoni votat

Nga Exit News
Rama thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Bashkoni votat

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të bashkojnë votën për listën e përbashkëtë të partive shqiptare në zgjedhjet në Serbi.

një postim në Twitter, Rama shkruan:

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë🤝 Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë🇦🇱”

zgjedhjet e 21 qershorit në Serbi, për herë të parë, partitë shqiptare të Luginës së Preshevës do të garojnë me një listë të përbashkët.

Ata garojnë me numrin 16 me emrin Alternativa Shqiptare – Lugina e Bashkuar.

Synimi i tyre është fitorja e të paktën tri mandateve deputetësh në Kuvendin e Serbisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>