Rama tregon shqetësimin e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi

Rama tregon shqetësimin e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi

Kryeministri Rama tha se vijimi i reformës në drejtësi është kthyer në shqetësim serioz për ndërkombëtarët sepse Presidenti Ilir Meta ka kërkuar rishikimin e reformës në drejtësi.

“I gjithë aksioni i opozitës ka patur synim përfundimtar kthimin pas të reformës në drejtësi. Edhe Teatri, që është një “Çadër” e dytë, një 2017 e dytë, ka synuar krijimin e një çarje të madhe nga pikpamja e procesit politik, vënia në dyshim e procesit zgjedhor dhe kthimi pas i reformës në drejtësi. Sepse ky ka qënë gjithmonë qëllimi final”, ju përgjigj Kryeministri pyetjes së gazetarit Sokol Balla në Real Story për mesazhin e Ambasadores Yuri Kim në Twitter.

“Shumë shpejt ju do të shikoni një lëvizje qytetare që do të transformohet në një parti politike të presidentit.” – tha Rama.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme