Rama tregon si do të zhvillohet mësimi në shkolla

Nga Exit News
Rama tregon si do të zhvillohet mësimi në shkolla

1097 shkolla në vend do të zhvillojnë mësim me një turn, ndërsa 497 shkolla me dy turne dhe 183 shkolla me tre, njoftoi Kryeministri Rama në një takim online me drejtuesit e institucioneve arsimore.

Kryeministri tha se në shkollat që mësimi do të ndërthurret, një javë online dhe një javë fizikisht, nxënësit do të testohen vetëm për lëndët e mësuara në klasë.

“Për shkollat me numër të madh nxënësish orët do jenë nga 30 minuta ndërsa në klasa duhet zbatuar rregullat dhe nuk do ketë më shumë se 20 nxënës”, tha Rama.

Gjithashtu, ai i bëri thirrje të gjithë mësuesve e drejtuesve të institucioneve të zbatojnë distancimin social dhe masat kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>