Rama: Universitetet duhet t’i shërbejnë qeverisë me analiza e studime

Nga Exit News
Rama: Universitetet duhet t’i shërbejnë qeverisë me analiza e studime

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën se Universitetet duhet t’i shërbejë qeverisë me studime dhe analiza.

Në një vizitë në Sarandë, ai tha se sfida e qeverisë është të rrisë përmbajtjen dhe cilësinë që njerëzit të kenë arsye për të qëndruar në qytetet e tyre.

Për universitet ai tha se “po përballemi me një numër kërkesash nga universitetet për të shtuar programe, por kujt i shërben shtimi i këtyre programe përveç rritjes së të ardhurave të universiteteve që të shtojnë numrin e studentëve”.

Ai tha se universitet e rrethe, dhe përmendi Universitetin e Gjirokastrës, duhet të mendojnë si të përballojnë kërkesën që vjen nga tregu.

Rama tha se Universiteti i Gjirokastrës sot nuk i shërben askujt përves trupës që merr tarifat. Prandaj tha ai universiteti përballet me ulje të numrit të studentëve të regjistruar.

“Nëse ne flasim për turizëm dhe të rinj që nuk duhet të kenë alternativën e parë ikjen kjo lidhet edhe me çfarë është oferta jonë ne aspektin e profesioneve dhe dijeve që kërkon tregu”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>