
Kryeministri Edi Rama uroi, të hënën, nxënësit për nisjen vitin e ri shkollor.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tregoi masat që qeveria ka marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në shkolla:
- Të gjithë nxënësve do t’i matet temperature në hyrje të shkollës.
- Në ambientet e përbashkëta të shkollave janë vendosur shënjues për të ruajtur distancat.
- Në secilën bankë është vendosur dezinfektues.
- Në shkollë janë vendosur tabela të ndryshme informuese për protokollet e sigurisë.
Por nga denoncimet e opozitës është vënë re se protokollet e ministrisë nuk janë zbatuar dhe nëpër shkolla ka pasur grumbullim nxënësish e prindërish, të cilët nuk ruanin distancën dhe nuk ishin të pajisur me maska.