Rama uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Nga Exit News
Rama uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kryeministri Edi Rama uroi, të hënën, nxënësit për nisjen vitin e ri shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Rama tregoi masat që qeveria ka marrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në shkolla:

  • Të gjithë nxënësve do t’i matet temperature në hyrje të shkollës.
  • Në ambientet e përbashkëta të shkollave janë vendosur shënjues për të ruajtur distancat.
  • Në secilën bankë është vendosur dezinfektues.
  • Në shkollë janë vendosur tabela të ndryshme informuese për protokollet e sigurisë.

Por nga denoncimet e opozitës është vënë re se protokollet e ministrisë nuk janë zbatuar dhe nëpër shkolla ka pasur grumbullim nxënësish e prindërish, të cilët nuk ruanin distancën dhe nuk ishin të pajisur me maska.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>