Rama uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit

Nga Exit News
Rama uron Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryeministri Edi Rama uroi Vetvendosjen për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se vullneti i popullit të Kosovës duhet të sjellë një qeveri të qendrueshme dhe zhvillim ekonomik të vendit.

Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve,LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën,me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik&social”

Sipas të dhënave zyrtare, Vetvendosja ka marrë 47.90 përqind të votave, duke kryesuar garën për qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17.37 përqind dhe në vend të tretë Lidhja Demokratike e Kosovës, (LDK) me 13.07 përqind të votave.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7.38 përqind të votave.

Sipas mediave deri më tani janë numëruar 99,13% përqind e kutive të votimit.

Në zgjedhje kanë votuar pjesë 46.90% e qytetarëve.

Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>