Kryeministri Rama bën vaskinën anti-Covid

Nga Exit News
Kryeministri Rama bën vaskinën anti-Covid

Kryeministri Rama mori vaksinën anti-Covid, mesditën e së hënës.

Procesi i vaksinimit të Ramës u transmetua drejtëpërsërdrejti.

Ai ishte i dyti pas shefes së shërbimit Infektiv Najada Çomo.

Fillimisht Rama iu përgjigj pyetjeve të mjekëve nëse ka pasur shqetësime apo nëse ka marrë ilaçe që mund të ndikojnë me vaksinën.

Më pas një infermiere i bëri Ramës dozën e parë të vaskinës së Pfizerit.

Në fund të procesit, Rama u pajis me kartelën e vaksinës që vërteton se ai ka marrë dozën e parë të saj. Doza e dytë do të bëhet në 2 shkurt.

Rama tha me ironi se tani radhën e vaksinimit e ka ish-kryeministri Berisha, si pjesë e grupit të të moshuarve:

“Radhën për vaksinën e ka Saliu kur të futemi tek moshat e thyera.”

Me vaksinimin e Ramës dhe Çomos nis dhe procesi i vaksinimit në Shqipëri.

Fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët të spitaleve Covid dhe që janë në vijën e parë ë luftës me koronavirusin.

Aktualisht në vend ka 975 doza vaksine.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>