Rama: Vendi funksionon edhe pa PD në parlament, gati për dialog

Nga Redaksia
Rama: Vendi funksionon edhe pa PD në parlament, gati për dialog

“Unë mendoj që vendi nuk ka vakuum, Kuvendi funksionon, reformat po i çojmë përpara. Sigurisht do ishte mirë që PD te ishte ne parlament, por ka ikur. Është një vendim që ka dëmtuar rëndë PD, por jo vendin.“

Kështu u shpreh Kryeministri Rama para gazetarëve sot pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Ai shtoi se largimi i PD nga parlamenti nuk ka cenuar funksionalitetin e vendit dhe institucionet vijojnë të funksionojnë normalisht.

Pyetjes nëse do të ftonte sërish opozitën në tryezë për reformën zgjedhore, Rama u përgjigj:

“Ne jemi të gatshem të ulemi në tryeze, të dëgjojmë dhe të mbajmë shënime, por jemi këtu për të udhëhequr jo për të ndjekur.”

Zoti Rama në përfundim tha se sot në mbledhje qeverie do të diskutohet në lidhje me amnistinë e grave dhe shpërblimet, duke theksuar se rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntori, mbetet prioritet i qeverisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>