Kryeministri Rama ka vijuar të martën me sulmet e tij ndaj fushatës së Partisë Demokratike.
Nga një takim elektoral nga Lezha ai tha se PD vendos në rrezik jetën e qyetarëve duke grumbulluar shumë njerëz.
Ai sulmoi dhe planin ekonomik të PD, e cila ka premtuar taksën e sheshtë 9%.
“Taksa e sheshtë ka lindur për ata që kanë më shumë. Kush ka më shumë do paguaj më pak e kush ka më pak do paguajë më shumë. Parim tipik i të djathtës. Po këta as të djathtë nuk janë, ti quash të djathtë i ofendon. Këta se dinë as vet se çfarë janë”, tha Rama gjatë takimit në Lezhë.
Taksa e sheshtë prej 9% është një nga premtimet kryesore të Partisë Demokratike, që prej vitit 2015.
“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”, ka thënë kreu i PD Lulzim Basha.
Rama sulmoi edhe takimin e PD në Fier duke thënë “të mos shkelim kufirin të njerëzores për politikë dhe për vota, duke i vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimesh absurde, të turpshme, të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës”.