Rama vijon sulmet ndaj fushatës së PD: Taksa e sheshtë ndihmon më të pasurit

Nga Exit News
Rama vijon sulmet ndaj fushatës së PD: Taksa e sheshtë ndihmon më të pasurit

Kryeministri Rama ka vijuar të martën me sulmet e tij ndaj  fushatës së Partisë Demokratike.

Nga një takim elektoral nga Lezha ai tha se PD vendos në rrezik jetën e qyetarëve duke grumbulluar shumë njerëz.

Ai sulmoi dhe planin ekonomik të PD, e cila ka premtuar taksën e sheshtë 9%.

“Taksa e sheshtë ka lindur për ata që kanë më shumë. Kush ka më shumë do paguaj më pak e kush ka më pak do paguajë më shumë. Parim tipik i të djathtës. Po këta as të djathtë nuk janë, ti quash të djathtë i ofendon. Këta se dinë as vet se çfarë janë”, tha Rama gjatë takimit në Lezhë.

Taksa e sheshtë prej 9% është një nga premtimet kryesore të Partisë Demokratike, që prej vitit 2015.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”, ka thënë kreu i PD Lulzim Basha.

Rama sulmoi edhe takimin e PD në Fier duke thënë “të mos shkelim kufirin të njerëzores për politikë dhe për vota, duke i vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi përmes grumbullimesh absurde, të turpshme, të papërgjegjshme që tregojnë se në fund të ditës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>