Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Turqi me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Takimet do të kenë në qendër marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu mediat raportojnë se Shqipëria dhe Turqia do të nënshkruajnë dhe disa marrëveshje.
Pas takimeve do të ketë dhe një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Erdoğan.