Kryeministri Edi Rama inspektoi të premten kantierin e pallateve të reja në Thumanë. Ai ishte i shoqëruar nga ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli.
Pacolli deklaroi se dotë ndërtohen disa komplekse me apartamente, duke shtuar se do të jenë 80 apartamente me 100 metër katror.
“Rrugët janë përgatitur dhe do të ndërtohet asfalti, kur të mbarojë projekti. Tek ndërtesat do impelemtojmë atë projekt që keni përgatitur. Është fjala për një kompleks, ku çdo ndërtesë ka 2700 metra katrorë. Janë rreth 80 apartamente, me 100 metra katrorë. Do jetë banim social dhe kati i parë është parashikuar që të jetë për shërbime publike. Çdo gjë do të jetë në rregull.”
Rama pohoi se jetën e viktimave nuk i kthejmë dot por të paktën familjarët do të kenë një shtëpi. Ai shtoi se pjesën tjetër do ta ndërtkojë shteti shqiptarë.
“Ne do të ndërtojmë pjesën tjetër. Këtu është shkolla e kombinuar dhe me kopshtin. Këtu do të ndërtojmë me buxhetin e shtetit, njësinë administrative, ku do të jetë administrata e bashkisë, dhe qendra shëndetësore dhe një qendër komunitarë. Këtu do të bëhet një qytet i ri.”