Rama takon kryeministrin grek Mitzotakis

Nga Exit News
Rama takon kryeministrin grek Mitzotakis

Kryeministri Edi Rama do të takojë sot kryeministrin grek Kyriakos Mitzotakis.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rama përmes një postimi në Twitter ku shkruan se tema e diskutimit do jetë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi mes dy vendeve dhe integrimi europian i Shqipërisë.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë🇦🇱🤝🇬🇷 “

Të enjten, gazetarja greke Alexandra Voudori ka njoftuar se Rama do të takohet me kryeministrin grek Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Dendias.

Pritet që një prej çështjeve kryesore të bisedimeve të jetë marrëveshja për detin.

Pak ditë më parë, Rama pati dhe një bisedë telefonike me ministrin Dendias, por nuk u njoftua se për çfarë biseduan dy liderët.

Vizita e Ramës në Greqi vjen menjëherë pas asaj në Turqi, ku firmosi, ndër të tjera, me presidentin Erdogan dhe marrëveshjen për ngritjen e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë e Turqisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>