
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Berlinin për tu takuar më Kancelaren Merkel, në lidhje me Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit.
Dy liderët do të diskutojnë dhe për presidencën e OSBE-së nga ana e Shqipërisë, por në njoftimin për media theksohet se tema kryesore e bisedës do të jetë angazhimi që do të japë Gjermania për konferencën në ndihmë të përballimit të dëmeve të tërmetit.
Disa ditë më parë, Kryeministri Rama u takua në Romë me ministrin e Jashtëm Di Maio dhe kryeministrin Italian Conte, për të biseduar për të njëjtin qëllim: mbarëvajtjen e Konferencës së Donatorëve.
Kjo konferencë është nismë e presidentit francez Macron, por që gjeti dhe mbështetjen e BE-së. Ajo do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.