Rama vlerëson arritjet në bujqësi, premton ujë 24 orë brenda 2021

Nga Exit News
Rama vlerëson arritjet në bujqësi, premton ujë 24 orë brenda 2021

Kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka dyfishuar tokën e punueshme gjatë 7 viteve dhe kjo ka bërë që eksportet bujqësore të jenë në shifra rekord.

Gjatë një konference për media, Rama tha se defiçiti tregtar është zvogëluar pothuajse dy herë më shumë se 7  vite më parë në sajë të investimeve të qeverisë.

“Sot krahasuar me 7 vite më parë Shqipëria ka më shumë sesa dyfishin e tokës së punueshme që punohet. Ishin 120 mijë hektarë që punoheshin sot po i afrohet shifrës së 270 mijë hektarëve. Është tregues i qartë se Shqipëria e punon tokën sot dhe jo më kot Shqipëria ka një numër rekord eksportesh bujqësore dhe patjetër jo më kot për herë të parë Shqipëria ka një ndryshim esencial në defecitin e vet tragtar. 7 vite më parë ishte 7 import dhe 1 eksport dhe sot jemi 3 me 1. Pse ndodh kjo? Sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin është zëvendësuar me prodhimin vendas. Ky është fakt dhe jo opinion”

Kryeministri premtoi më tej se gjatë vitit 2021 në shumicën e qendrave urbane do të ketë ujë të pijshëm 24 orë, ndërsa në Tiranë kjo do të realizohet brenda 2022.

Ujë të pijshëm 24 orë në gjithë vendin nuk kishte as në kohën e Enver Hoxhës theksoi Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>