Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një deklaratë të përbashkët me homologët e tij në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, Vuçiç dhe Zaev, përmes së cilës ftuan zyrtarisht Kosovën të bashkohet me nsmën për bashkëpunim të thelluar rajonal.
Deklarata erdhi pas një takimi virtual në platformën Zoom, ku është diskutuar për rifillimin e nismës që u prezantua vitin e kaluar, por u shty për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi dhe zgjedhjet në Maqedoni.
Ftesa vjen pas marrëveshjes së dakordësuar në Washington nga presidenti i Kosovës, Avdullah Hoti dhe a ii Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.
Tre kryeministrat, Rama, Zaev dhe Vuçiç gjithashtu njoftuan ngritjen e një grupi të përhershëm pune me përfaqësues zyrtarë nga secili prej vendeve, për të përshpejtuar zbatimin e kësaj nisme.