Kryeministri Rama deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në vitin 2020. Në një intervistë për TVSH, si u shpreh se kjo gjë do të ndodhë nëse Partia Socialiste vednos një gjë të tillë.
“Zgjedhje mund të ketë vetëm nëse PS vendos të shkojë në zgjedhje, sepse rrugë tjetër dhe mënyrë tjetër nuk ka. Dhe sot për sot ne nuk kemi.”
I pyetur nëse në 2020 do të ketë rritje pagash dhe pensionesh, Kryeministri Rama pohoi:
“Me siguri më 2021, ndërsa duke qenë të imponuar nga agjenda e rindërtimit mendoj që do të ishte e nxituar që kjo gjë do të ndodhë më 2020.”
Në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta, Rama u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të shprehet, për këtë çështje.