Rama: zgjedhjet mund t’i humbim vetëm vetë

Nga Exit News
Rama: zgjedhjet mund t’i humbim vetëm vetë

Edi Rama sot në Kongresin e PS i bëri thirrje socialistëve të bashkohen dhe të punojnë për mandatin e tretë. Ai tha se përpara tij, sot ka një boshllëk idesh dhe debati, si nga opozita ashtu edhe nga opinioni publik, ndaj zgjedhjet e ardhshme socialistët “po i humbëm do t’i humbin për shkakun tonë, duke krijuar pakënaqësi”.

“Boshi në opozitë, në politikë dhe në media. Politika e mbushur me agresivitet dhe e mbushur nga zbrazja. Debati i boshatisur nga çdo argument”.

Ky boshllëk, sipas Ramës i bën keq PS, sepse e vë në gjumë dhe e largon nga qytetarët.

“Armiku më i rrezikshëm jemi ne që përballë boshit opozitar rrezikojmë të harrojmë nga vijmë dhe të rrethuar nga hiç politika, hiç debati, hiç kundërshtia, harrojmë se ku do të shkojmë. Nuk kam kundërshtarë as para as mbrapa.

Sulmet e opozitës janë goditje e lugëve në tenxhere bosh. Në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik, sepse njerëzit e ndjejnë boshin”.

Kryeministri sulmoi manifestimin e thirrur nga Presidenti Meta më 2 mars:

“Aleanca kundër drejtësisë së re do bëj beslidhjen ed ytë të Lezhës, duke ndenjur këtu. Armiq të reformës në drejtësi. Nesër nga ne do të kërkohet më shumë, sepse nuk kanë kujt tja kërkojnë. Nuk merrem me konkurentët të katandisur në karikatura të vetes së tyre. Ne jemi skuadër e madhe. Ata janë besëlidhja e dytë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>