Tjetër sulmues i kombëtares shqiptare te Rangers

Nga Exit News
Tjetër sulmues i kombëtares shqiptare te Rangers

Pas Eros Grezdës, edhe Florian Kamberi do të provojë fanellën blu të Rangersit në Skoci. Shtatlarti 24-vjeçar, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë edhe Shqipërinë, ka zyrtarizuar huazimin nga Hiberniani te skuadra e Steven Gerrard në Glasgow.

“Për mua Ibrox (Stadiumi i Rangersit) ka atmosferën më të bukur të stadiumeve në të cilat kam luajtur ndonjëherë. Ndeshja ime e parë për Hibernians ka qenë kundër Rangersit në Ibrox dhe pas asaj ndeshjeje i pata thënë menaxherit tim se do e kisha ëndërr të luaja në atë stadium për ata tifozë.” – citohet të ketë thënë Kamberi.

Sulmuesi u transferua në Skoci rreth 2 vite më parë. Për Hibernian ka luajtur rreth 65 ndeshje, duke shënuar 20 gola.

Trajneri Steven Gerrard tha se e kishte ndjekur Kamberin nga afër dhe e vlerësonte për fizikun dhe aftësitë që ai shfaq në sulm.

“Jemi të lumtur që kemi përmbyllur këtë marrëveshje me Florianin [Kamberin] dhe e mirëpresim atë te Rangers. E kemi vëzhguar disa herë dhe e dime se çfarë mund t’i sjellë ai grupit. Ai është shumë punëtor dhe realizues. Besoj se mund të kontribuojë në synimet që kemi këtë sezon”

Pas rreth 9 vitesh, Rangers është në garë për titullin kampion. Diferenca me Celtic-un kryesues është rreth 6 pikë, por që blutë kanë dhe një ndeshje më pak.

Afrimi i Kamberit vjen pasi Rangers huazoi edhe rumunin Ianis Hagi, djal i legjendës rumune Gheorghe.

Kamberi bëhet shqiptari i dytë që vesh fanellën blu pas Grezdës. Ky i fundit u largua nga skuadra këtë janar pas problemeve që hasi me dëmtimet, trajnerin dhe ambientin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>