Raporti botëror për drejtësinë, Shqipëria bie me katër vende

Nga Exit News
Raporti botëror për drejtësinë, Shqipëria bie me katër vende

Shqipëria bie me katër vende, në raportin botëror për sistemin e drejtësisë të vitit 2020.

Vendi ynë renditet në vendin e 78 nga 128 vende të botës.

Në nivel rajonal ai renditet në vendin e 9 nga 14 vende të rajonit.

Raporti tregon së pikët totale të Shqipërisë kanë ardhur duke u ulur që prej vitit 2015. Konkretisht:

  • Në vitin 2015 Shqipëria grumbulloi 0.52 pikë.
  • Në vitin 2016 Shqipëri grumbulloi 0.50 pikë.
  • Në vitet 2017-2018 Shqipëria grumbulloi 0.51 pikë.
  • Në vitin 2019 Shqipëria grumbulloi 0.51 pikë.
  • Në vitin 2020 Shqipëria grumbulloi 0.50 pikë.

Në lidhje me kufizimi e pushtetit qeveritar, Shqipëria renditet në vendin e 96, ndërsa për mungesën e korrupsionit në vendin e 100. Ndërkohë në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut renditet në vendin e 54, për sigurinë dhe rendin në vendin e 36. Në lidhje me sistemin gjyqësor, Shqipëria renditet në vendin e 87 për drejtësinë civile dhe në vendin 72 për drejtësinë penale.

Shqipëria ka rreth 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe një vit pa Gjykatë të Lartë. Ndërkohë me vazhdimin e procesin e vetingut numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve po pakësohet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>