Shqipëria renditet e para në Europë për prodhimin e marijuanës dhe paratë e nga aktiviteti kriminal në Itali investohen në Shqipëri në sektorin e turizmit dhe të ndërtimit.
Këto ishin disa nga përfundimet që ka nxjerrë raporti i Antimafies Italiane, për vitin 2019, në lidhje me kriminalitetin në vend.
Exit sjell më poshtë pikat kryesore të raportit:
—Shqipëria është kthyer në vendin kryesor tranzit të trafikut të heroinës nga Afganistani e Azia Qëndrore. Grupet kriminale shqiptare luajnë rolin e ndërmjetësuesit dhe importojnë sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia për tregun europian.
—Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës në Europë dhe renditet ndër vendet e para në botë. Trafiku i drogës nga Shqipëria ka ndaluar dhe gjatë gjendjes së pandemisë Covid 19.
—Aktivitetit i grupeve kriminale shqiptare shtrihet kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike, në trafikun e armëve, në trafikun e qënieve njerëzore si dhe në shfrytëzimin e prostitucionit që shpesh e kryejnë në bashkëpunim ne grupe të tjera kriminale.
— Paratë e fituara nga aktivitetit i paligjshëm investohen në Shqipëri, në asetet strategjike si në sektorin e ndërtimit e të turizmit.
— Brigjet e Puglias mbeten pika kryesore për trafikimin e drogës përmes rrugëve ballkanike nga Shqipëria drejt Italisë.