Nga viti 2008-2012, është trefishuar numri i personave që jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa 32,1 % e popullsisë e rrezikon atë.
Banka Botërore konsideron si individë në varfëri ekstreme ata që jetojnë me më pak se 1.9 dollarë në ditë. Në vitin 2008, vetëm 10 mijë e 900 persona, në Shqipëri, jetonin në këtë nivel, ndërsa në fund të 2012 shifra u trefishua në 30 mijë e 900 vetë.
Sipas Bankës, rreth 32.1 % e popullsisë jetojnë me nga 2 deri në 5 dollarë në ditë, çka i bën ata të rrezikuar për të rënë në nivelin e varfërisë esktreme.
Krahasuar me vendet në rajon, Shqipëria është vendi më i kërcënuar nga skamja. Në Bosnjë, vetëm 2% e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë, ndërsa në Maqedoni 23,86%.
Parashikimet për pas vitit 2012 janë shqetësuese, për shkak të rënies së ekonomisë dhe masave shtrënguese në rrafshin fiskal.