“Borxhi publik në Shqipëri parashikohet të rritet në 78.6 përqind të PBB -së në vitin 2021, para se të bjerë gradualisht në periudhën afatmesme”, shkruan Banka Botërore në raportin e 2021 për rritjen ekonomike të botës pas pandemisë.
Sipas raportit, ekonomia e vendit paraqitet kështu:
PBB -ja ra me 4 përqind dhe qeveria krijoi borxh publik shtesë për të zbutur humbjet ekonomike përmes rritjes së shpenzimeve.
PBB -ja parashikohet të rritet me 7.2 përqind, pas heqjes së hekufizimeve dhe nisjes së aktivitetit ndërtimor, përfshirë rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019.
Tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Shifrat e punësimit vazhdojnë të mbeten të poshtë shifrave të vitit 2019.
Ende ka një deficit prej rreth 35 mijë vendeve të punës në krahasim me tremujorin e dytë të 2019.
Deri në fund të vitit 2021 shkalla e varfërisë mund të jetë 0.9 pikë përqindje nën vlerën e saj të parashikuar për vitin 2019.
Për Ballkanin Perëndimor në tërësi, raporti vlerësoi se:
Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të kthehet në 5.9 përqind në 2021 – për shkak të performancës së fortë të eksportit
Rimëkëmbja parashikohet të zbutet në 4.1 përqind në 2022, pasi nxitja e mëparshme e jashtme zbehet dhe rritja bëhet më e ekuilibruar.
Rritja afatmesme në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut do të nxitet për shkak të reformave strukturore në përgatitje për anëtarësimin në BE.
Rajoni gjithashtu pritet të përfitojë nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve i miratuar së fundmi nga Bashkimi Evropian, i cili do të mobilizojë fonde për të mbështetur konkurrencën dhe rritjen e bizneseve të gjelbra dhe digjitale.
Ky raport i përvitshëm mbulon zhvillimin ekonomik të 50 vende të botës të ndarë në 10 grupe.