
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të fushatave të keqinformimit mbi epideminë.
Një raporti i Shërbimi Evropian për Veprimin e Jashtëm (EEAS) arriti në përfundimin se në rajon janë përhapur disa raportime të rreme në lidhje me shpërthimin e virusit.
Vendin e parë e mban përhapja e historisë së gënjeshtrt se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në laborator.
Një tjetër histori që po hapet shpejt në mediat e Ballkanit është se “virusi është prodhuar në një laborator për t’u përdorur kundër Kinës dhe Iranit”.
Raporti i EEAS shpjegon se informimi i rremë mund të përdoret si strategji politike gjatë zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, si një armë e mundshme kundër emigrantëve, apo të përdoret nga burime të huaja për të manipuluar informimin në rajon apo në shtete të caktuara të tij.