Shqipëria duhet të vazhdojë të përpjekjet për luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, krimit të organizuar, pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe hetimin e korrupsionin në nivelet e larta.
Pavarësisht arritjeve, “përpjekjet e mëtejshme janë të nevojshme për të siguruar përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve, veçanërisht në lidhje me kërkesat e pabazuara të azilit dhe luftën kundër krimit të organizuar”, shkruhet në raportin e tretë të Komisionit Evropian mbi vlerësimin e përmbushjeve të kushteve nga Shqipëria për lëvizjen pa viza në zonën shengen.
Në raport shkruhet se vendi ynë ka bërë përparime për përmbushjen e detyrimeve për të mbajtur statusin e lëvizjes pa viza në zonën shengen, por qeveria duhet ende duhet të:
Adresojë problemet me emigracionin e paligjshëm dhe azilkërkuesit e pabazë, përfshirë identifikimin dhe adresimin e arsyeve pse ndodh kjo dhe organizimin e fushatave të tjera sensibilizuese mbi të drejtat dhe detyrimet e lëvizjes pa viza.
Të vazhdojë dhe të bëjë përpara bashkëpunimin me agjensitë e BE-së dhe me vendet evropiane, të cilat po ndeshen me emigracionin shqiptarë si dhe me kërcënimin ndaj sigurisë dhe qetësisë publike të shkaktuar nga përfshirja e shqiptarëve në organizatat e krimit të organizuar.
Të përmirësojë efikasitetin e hetimit dhe përpjekjet për forcimin e ligjit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet e larta.
Të përmirësojë ndjekjen e rasteve të pastrimit të parave dhe fianncimit të terrorizmit dhe të përdori plotësisht mbështetjen e Komisionit për të përforcuar kapacitete për luftën ndaj pastrimit të paarve dhe financimit të terroristëve.