Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për lirinë e besimit – Pikat kryesore

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për lirinë e besimit – Pikat kryesore

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi sot, raportin vjetor për gjendjen e lirisë së besimit në botë.

Raporti hartohet çdo vit dhe merr në vëzhgim lirinë e besimit, shkeljet e qeverisë ndaj grupeve të besimit, si dhe grupet terroriste në 200 vende të botës.

Pikat kryesore të raportit për Shqipërinë janë:

 – Shqipëria është një shtet neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare.

 – Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, myslimanët sunni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind, dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare. Regjistrimi i ardhshëm bëhet në vitin 2021.

 – Sipas të dhënave të vitit 2016, grupet fetare, organizatat dhe fondacionet kanë 125 shoqata dhe fondacione të lidhura me 116 institucione arsimore, përfshirë universitetet, shkollat fillore dhe të mesme, institucionet parashkollore, kopshtet, shkollat profesionale dhe jetimoret.

 – Gjatë vitit 2017, 41 xhami janë legalizuar.

 – Gjatë vitit 2017, mbështetja financiare e qeverisë për katër bashkësitë kryesore fetare ishte e njëjtë si një vit më parë: 109 milionë lek (986 mijë dollarë).

 – Sipas grupeve fetare, Agjencia për Trajtimin e Pronave (ATP) nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë periudhës së komunizmit dhe ka miratuar vetëm një kërkesë për kompensim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>