Raporti i Departamentit të Shtetit: Rusia ndikim në zgjedhjet në Bosnje Hercegovinë

Nga Exit News
Raporti i Departamentit të Shtetit: Rusia ndikim në zgjedhjet në Bosnje Hercegovinë

Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje Hercegovinë raporton Sarajevo Times.

Sipas një raporti të një Agjensisë për Angazhimin Global të SHBA-ve në Departamentin e Shtetit, e cila ka kompetencë të shqyrtojë rastet e sulmit dhe kërcënimeve në botë, Konstantin Malofeev një oligark rus, afër me Presidentin Vladimir Putin kishte ndikim të madh në zgjedhjet e zhvilluara në Bosnje.

Ai kishte krijuar një think tank në Bosnje duke ndikuar publikun boshnjak në lidhje me kandidaturat.

“Në kuadër të dezinformimit dhe propagandës  të gjerë ruse, Catechon luan rolin e sigurimit të materialeve gjoja të pavarura, analitike, të cilat kryesisht janë të destinuara për publikun evropian. Themeluar në vitin 2016, think tank Catechon është një degë e Tsargrad, një kompani e themeluar nga Konstantin Malofeev”

Emri i tij është vendosur në listën e zezë të SHBA-ve për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet në dhë në vende të tjera si dhe aktivitete destabilizuese në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>