Raporti i Eurostat, Shqipëria numër të lartë të burgosurish

Nga Exit News
Raporti i Eurostat, Shqipëria numër të lartë të burgosurish

Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë për numrin më të lartë të burgosurve. Sipas raportit të Eurostatit, Shqipëria ka 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë.

Shqipëria renditet pas Lituanisë, cila mban vendin e parë me 231 të burgosur për 100 mijë banorë. Pas Lituanisë renditet Çekia me 209 të burgosur për 100 mijë banorë dhe Estonia me 206 të burgosur.

Pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 179 të burgosur, Serbia me 153, Maqedonia e Veriut me 146 të burgosur dhe Kosova numëronte rreth 90 të burgosur për 100 mijë banorë.

Italia dhe Greqia, sipas Eurostat, kanë 97 dhe 93 të burgosur për 100 mijë banorë.

Ndër shtetet europiane Islanda ka numrin më të ulët, me vetëm 38 të burgorsur për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet, Finlanda me 56 të burgosur, Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>